Edi Rama publikon pamjet nga Gjirokastra: Perla botërore që ka surprizuar pushuesit e huaj

18:56 | 20 Gusht 2022
E.H

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamjet nga qyteti i Gjirokastrës, ku Pazari i Vjetër është i frekuentuar nga turistë të shumtë, të huaj e vendas.

Pushuesit e huaj shprehen të kënaqur me shërbimin, ushqimin dhe mikpritjen në këtë qytet.

Ndërsa Kryeministri Rama e konsideron perlë botërore qytetin e gurtë pas investimeve që transformuan lagjet historike të Gjirokastrës.

“Gjallëria e njerëzve dhe gjuhët e shumta që dëgjon të fliten nëpër kalldrëmet e Gjirokastrës s’dëshmojnë tjetër gjë veçse rilindjen e kësaj perle botërore, me një transformim të shpejtë e shumëplanësh, që ka surprizuar edhe pushuesit e huaj të rikthyer pas disa vitesh në qytetin e gurtë, të cilët nuk ngurrojnë ta quajnë si më të bukurin në Shqipëri”, shkruan në Facebook Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme