Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e së hënës me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës Pedro Sánchez.
Gjatë takimit, dy kryeministrat kanë nënshkruar dy marrëveshje, Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës evropiane për ekstradimin e vitit 1957.
Siç shprehet kreu i qeverisë në një postim në Facebook, kjo vizitë hap një faqe të re në marrëdhëniet “me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë.”/arbresh.info/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...