Edi Rama: Po punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë

07:42 | 26 Nëntor 2019
Arbresh.info

Pas një serie tërmetesh të fuqishme në Shqipëri që kanë shkaktuar tre viktima ka reaguar kryeministri shqiptar.

Edi Rama thotë se të gjitha strukturat janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes, shkruan arbresh.info.

Tutje kryeministri tha se është duke u punuar intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme.

“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura?Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë?”.

Rama ka bërë thirrje për qetësi dhe t’i qëndrohet pranë njëri-tjetri.

“Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU?Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë?#Kurajo #Durim #Solidaritet”, shkruan Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme