Tarifa e vendosur në Rrugën e Kombit pritet të zvogëlohet vetëm për kuksianët. Mirëpo e njëjtë do të vazhdojë për kosovarët, të cilët për të kaluar në Shqipëri do të paguajnë 10 euro vajtje-ardhje.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë thënë se vetëm kosovarët po injorohen dhe detyrohen të paguajnë për rrugën e Kombit
Një zyrtar i Qeverisë shqiptare ka premtuar zvogëlimin e tarifës së rrugës për kukësianët por jo edhe për kosovarët.
Madje, në takimin e së shtunës në Kukës me banorët, ministri i infrastrukturës, Damian Gjiknuri nuk i ka përmendur fare banorët përtej kufirit të Shqipërisë.
Ky reagim i tij erdhi pasi që tarifa e vendosur në Rrugën e Kombit nuk u prit aspak mirë nga kuksianët.
E për t’i shfaqur pakënaqësitë e tyre, kuksianët zgjodhën t’i shkatërrojnë sportelet në të cilat supozohej se do të duhej të paguhet tarifa.
Mirëpo përveç kuksianëve, ishin edhe kosovarët ata që cilësuan se po dëmtohen nga tarifa e vendosur në Rrugën e Kombit.
Madje bizneset nga Kosova, ndërprenë qarkullimin për në Shqipëri.
Ata paralajmëruan edhe protestë.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...