Edi Rama, personazhi i vitit në Itali

21:21 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjithmonë është njohur për stilin e veçantë dhe kontrovers për sa i përket veshjes dhe sjelljes së tij.

Që në rininë e tij, ajo që e karakterizonte ishin ngjyrat, veshjet gati të çuditshme dhe gjestikulacionet e tij në të shprehur.

Por ai ka bërë të njëjtën gjë edhe me atletet që i ka kombinuar me kostume serioze edhe në takimet me ndërkombëtarët.

Por sot media italiane, Corriere.it, ka shkruar për veshjen e Ramës duke rikthyer në vëmendje stilin e veçantë të veshjes së kryeministrit Rama.

Në këtë artikull, Rama është zgjedhur si personazh i viti.

“Kryeministri shqiptar dhe takimet zyrtare me atlete”, titullohet artikulli.

“Disa ditë më parë kryeministri shqiptar u shfaq i veshur me atlete në një darkë me mësuesit më të mirë të vendit, dhe atyre u tha: “Jam veshur kështu për solidarizim me mësuesit e edukimit fizik”.

Por pavarësisht pyetjeve të ndryshme për këtë stil veshje, e vetmja gjë e sigurt është se prej disa muajsh, kryeministri Rama – artist, basketbollist, lideri socialist, dhe prej vitit 2013 kryeministër i Shqipërisë, – shfaqet në takime zyrtare i veshur me atlete. I vetmi në skenën politike”, thuhet në artikull.

Takimet “sportive”

Në Samitin e fundit në Trieste për vendet e Ballkanin Perëndimor, në korrikun e këtij viti, kryeministri shqiptar shtrëngoi duart me homologun italian Paolo Gentiloni, i veshur me atlete të bardha “Adidas”, (gjë që nuk e përsëriti në vizitën e tetorit në Romë).

Me të njëjtat atlete, Rama u takua edhe me presidentin francez Emmanuel Macron.

Me një palë atlete të tjera, por këtë herë të zeza, u paraqit në një takim të udhëheqësve të Ballkanit në Bruksel, me ftesë të Federica Mogherinit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme