Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është nënshtruar një operacioni për heqjen e apandesitit apo siç njihet si “zorra qorre”.
Siç njofton Zyra për Shtyp e Kryeministrit, Rama u operua në Qenderen Spitalore Universitare “Nëna Terezë” në Tiranë(QSUT).
Ndërhyrja është bërë nga doktori, Arben Gjata dhe gjendja e tij është e mirë dhe e qëndrueshme.
Njoftimi i plotë:
Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Rama u diagnostikua me apendesit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendesitit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore paraqitet e mirë./Arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë