Familja Gushi u shua në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në aksin Fier Vlorë, teksa u përplas nga mbrapa nga nje mjet audi që ishte duke udhëtuar me në ekstremet e shpejtësisë.
Të njëjtin aks ka përshkruar sot dhe kryeministri Edi Rama, teksa shkonte për takime partie në Vlorë, por edhe pse kanë kaluar shumë orë nga aksidenti, ende nuk e ka thënë një fjalë për këtë tragjedi që ka pllakosur dhe ka shokuar mbarë opinionin pulblik, shkruan shekulli, transmeton portali arbresh.info
Teksa ka ndarë një video me transformimin e Piramidës, të cilën e konsideron qëndrën më të madhe të teknologjisë në rajon, Ramës i kanë komentuar dhjetra ndjekës, dhe i kujtojnë faktin se një ditë edhe mund ta bëjë pushim, sa kohë që nuk i dalin fjalët për aksidentin.
Disa nga komentet për Ramën, që ende nuk janë fshirë nga ”mirëmbajtësit” e profilit të tij në rrjetet sociale:
-Po bej cike pushim o trim, mos posto keto “mrekullite” e tua per nja dy ore. S’te gjen gje. Thirr Ardin me shok te bejne punen me mire. (Mos e fshini komentin se do ketë 100ra te tjere si ky. Sia vlen)
-shiko aksidentet qe po ndodhin cdo dite nga taleban qe po vrasin familje te pafajshme….njerez te krimit dhe te droguar qe levizin me makina lukzoze dh qe policia dhe prokuroria bejn sehir…duhet reagim i menjehershem dhe i forte i juaji dhe i shoqerise…sa nuk eshte vone nuk mundet te degjojme cdo dite qe te tille njerez qe nuk kan punuar nje dite te vrasin dhe te levizin ne rruget e shqiperise…vetem ketu ndodh qe nje fshatar 20 vjecar te levizi me makin100 mije euro
– Fshati digjet e Ku*va krihet i thonte ketij mhb!!! O zoteri i nderuar po vriten njerez. Nuk kemi siguri ne rruge, e askund. Te trembesh te dalesh nga dera e shtepise sepse te vret nje gangster me audi qe ben gara shpejtesie ne autostrade. “Autostrade” i thencin po meqe ju keni vene ate emer. Reagooooo! Lere piramiden.
– Na hape barkun me kete propaganden e shemtuar,,,, Posto vidio sensibilizuese per gangsterat idiota me Audi e RangeRover qe ecin si kafsh te sapo leshuar nga mali rrugeve te shqiperis e u marrin jeten Sa e Sa njerezve cdo vit, cdo vere,,, merre ate atopalantin e shemtuar qe merrni Sa here ju duhen vota, dhe ulerit rrugeve te shqiperis, ulerit neper gjykata e komisarjate ku gangsteret hyjne e dalin si ne motelin e lagjes,,,, ulerit ne ate vend ku ka ligje dhe mbi te Maliq.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...