Kryeministri Edi Rama ka dhënë dje një intervistë për emisionin “Porta a Porta” në “Rai 1” në Itali, me gazetarin e njohur Bruno Vespa. I pyetur për situatën në Shqipëri e protesta e opozitës, Rama ka deklaruar se imazhi që po perceptojë ndërkombëtarët është i gabuar. Ai u shpreh se nuk ka aspak revolta popullore, por sipas tij, gjithçka bëhet për qëllime politike. “Kjo që shihet nuk është revoltë e popullit.
Kjo që shihet janë një perimetër i vogël i Tiranës.Njerëz të tillë, që jetojnë në gjendje të keqe ekonomike ka edhe në Itali, por ata që janë në shesh nuk është populli, por janë një grup politik. Opozita mori gjysmën e qeverisë në zgjedhjet e kaluar. Për herë të parë mazhoranca u shndërrua në opozitë, pasi PD mori gjysmën e qeverisë, me kushtin që të mos kontestohej rezultati. Për herë të parë Kolegji Zgjedhor nuk pati asnjë ankesë për procesin zgjedhor”, tha ai. I pyetur se pse po ndodh tani, Rama tha: “Sepse në qershor janë zgjedhjet. Ata bënë të njëjtën gjë dhe në zgjedhjet e mëparshme. Në sondazhe janë më keq se opozita këtu dhe nuk kanë shans të fitojnë dhe kërkojnë një alibi”. Kryeministri u shpreh ndër të tjera se qeveria e tij ka luftuar kanabisin, siç e tha edhe Raporti i Guardia di Finanza. I pyetur nga gazetari Vespa se nëse është Shqipëria Kolumbia e Evropës, Rama u përgjigj: “Në vitin 2013 ishin 400 mijë ha me kanabis. Ndërsa në 2018 janë 0.8 ha, sipas burimeve të Guardia di Finanzës”. Më tej ai u shpreh se nuk duhet folur keq për Shqipërinë në një gjuhë të huaj. Në panelin e të ftuarve në emision ishte edhe drejtori sportiv i skuadrës së Lazios, Igli Tare, i cili ka deklaruar se çfarë po ndodh sot në Shqipëri është mjaft e rëndë për imazhin e popullit.
Rama flet në Parlament
Para se të ikte në Itali, kryeministri Edi Rama ka deklaruar edhe nga salla e Parlamentit se është gati të dialogojë me opozitën, por e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Ai tha se opozita ka dalë në protestë pasi kërkon qeverinë në tavolinë, duke shtuar se nuk do të ndodhë një gjë e tillë. Shefi i qeverisë u shpreh se vendimi i PD dhe LSI erdhi si pasojë e frikës që ata kanë në zgjedhjet e ardhshme. “Këta kërkojnë atë që kanë kërkuar gjithmonë, të marrin pushtet në tavolinë. Këta kërkojnë atë që ne nuk mund t’ua japim dot, përmbysjen e rregullave të lojës dhe transformimin e procesit në një proces absurd, duke krijuar dhe një precedent të papranueshëm, jo për ne, por për asnjë vend, për asnjë partner ndërkombëtar të Shqipërisë, që një opozitë, kur e sheh që nuk fiton dot zgjedhjet, ikën, djeg mandatet dhe thotë anulim loje, loja fillon nga e para. Kush e pranon këtë?! Mbi të gjitha, ne e provuam me ta. E di shumë mirë Lulëzimi, e dinë shumë mirë të gjithë anëtarët e qeverisë që kanë qenë në atë qeverinë e zgjedhjeve, qofshin të PD-së, qofshin të PS-së, qofshin të LSI-së, që qysh nga dita që është bërë ajo qeveri, unë nuk kam shkelur asnjë ditë në Këshillin e Ministrave”, tha Rama.
Rama: Nuk negociojmë mandatin e shqiptarëve
Kryeministri Rama u shpreh se mandatin e marrë nga shumica e qytetarëve shqiptarë nuk do ta negociojë me asnjë, duke i shtrirë sërish dorën opozitës për të dialoguar. “Dua ta përsëris atë që kanë thënë disa kolegë, ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim në çdo moment. Dora jonë është e shtrirë, gatishmëria jonë për të folur është gjithmonë. Ne jemi gati të dialogojmë për gjithçka, por ne nuk jemi gati dhe s’do jemi asnjëherë gati të negociojmë rregullat themelore që bëjnë ndryshimin mes këtij sistemi, ku njerëzit zgjedhin dhe të zgjedhurit respektojnë mandatet që iu japin njerëzit dhe çdo sistemi tjetër. Këtë ne nuk jemi gati ta bëjmë. Demokracinë, parlamentarizmin dhe mbi të gjitha, mandatin e marrë nga shumice dërrmuese e qytetarëve, ne nuk e negociojmë me askënd”, tha ai./sot news
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...