Procesi i rimbursimit me kartat e naftës falas për fermerët po vijon në të gjithë Shqipërinë.
Ka nisur shpërndarja e kartave për fermerët për naftën falas për punime të mekanizuara në bujqësi, me fondin shtesë të buxhetit prej 500 milionë lekë, nga paketa e rezistencës sociale.
Kryeministri Edi Rama bën të ditur se, deri më sot janë shpërndarë kartat për 27,000 fermerë .
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se mbështetja vijon për fermerët me naftën FALAS, ku deri më sot janë shpërndarë kartat për 27,000 fermerë dhe brenda shtatorit do mbështeten edhe 9,000 fermerë të tjerë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në facebook.
Skema e naftës pa taksa për bujqësinë nisi në fillim të këtij viti, me një buxhet prej 950 milionë lekë. Me paketën e rezistencës sociale, kësaj skeme iu u shtua fondi edhe me 500 milionë lekë të tjera. /arbresh.info/
Ana refuzon kërkesën e nënës për të dal nga shtëpia, merr te...
Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe në kryeqytet ndaj Siga...
Ja pse çiftet e lumtura nuk e bëjnë publike marrëdhënien e t...
Pse je kaq e zbehtë?
Progres-raporti për Serbinë: Beogradi nuk ka avancuar në neg...
Rebelët Houthi sulmojnë 3 anije në Detin e Kuq dhe Arabik