Google ADS

Edi Rama nesër në Shkodër, priten protesta

14:21 | 13 Prill 2018
Arbresh.info

Kreu i qeverisë Edi Rama do të pritet me protesta nesër në Shkodër.

Partia Demokratike në kryeqendrën e Veriut i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme që do të mbahet në këtë qytet.

Përmes një deklarate për media, zëdhënësja e PD-së në emër të selisë blu akuzoi qeverinë se kjo e fundit ka krijuar situatë të vështirë dhe të papërballueshme për qytetarët.

Dega e PD-së në Shkodër deklaroi se qeveria është e papërgjegjshme dhe po i heq të drejtën e kafshatës qindra mijëra qytetarëve, shkruan gazeta Shekulli.
Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të shkojë në Shkodër, ku do të zhvillojë një takim, ndërsa PD paralajmëroi se do ta presë me protesta.

Banorët e Shkodrës u revoltuan ndaj kryeministrit Rama i cili me gjithë kërkesat e shumta të kryebashkiakes Ademi, nuk e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme gjatë periudhës së përmbytjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme