Edi Rama në SHBA takohet me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo

20:27 | 5 Shkurt 2020
A. B.

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në SHBA, pati një takim me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Takimi i Ramës me numrin dy të Shtëpisë së Bardhë erdhi edhe në cilësinë e Kreut të Misionit të OSBE-së, ku Shqipëria është drejtuese e saj që nga janari i këtij viti.

Ishte vetë Rama ai që shpërndau plane nga takimi me Pompeon.

Ndërsa më herët ka pasur një takim edhe me Presidentin e Bankës Botërore, David Malpass.

“Në fokus nevojat e Rindërtimit, Konferenca e Donatorëve në Bruksel dhe kontributi konkret i Bankës Botërore në financimin e Programit të Rindërtimit”, shkroi Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme