Edi Rama në Berlin, mësohet axhenda e vizitës zyrtare
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke zhvilluar vizitë zyrtare në Berlin të Gjermanisë.
Ndërsa tashmë është zbardhur axhenda e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Gazetari i abcnews.al tha se kryeministri Edi Rama do të takohet fillimisht me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me të cilin do të ketë një takim kokë më kokë, dhe më pas një konferencë të përbashkët për mediat.
Sipas tij ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Scholz, ndërsa shtoi se në takim pritet të diskutohet për integrimin e Shqipërisë në BE por dhe për luftën në Ukrainë.
Ditën e nesërme Rama do të ketë takimin e parë me kancelarin Scholz, ndërsa do të ketë takime dhe me zyrtarë të tjerë në Berlin .
Lufta në Ukrainë do të ketë një tjetër çështje që do të diskutohet mes kryeministrit Rama dhe kancelarit gjerman. Kjo edhe për shkak të të gjithë angazhimit të të gjithë shteteve Europiane për atë që po ndodh në Ukrainë.
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...