Google ADS

Edi Rama mbërrin në Turqi

14:23 | 9 Gusht 2022
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur sot në Turqi pas ftesës së marrë nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Në një postim në Facebook ku ka shpërndarë edhe videon e mbërritjes, Rama shkruan se ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.

Po sipas këtij njoftimi, pritet që Rama të zhvillojë edhe një takim të rëndësishëm pune në Ankara.

“Konya, Turqi – Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit”, ka shkruar Rama. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme