Google ADS

Edi Rama lë pas inatet, i thur fjalë të mira Ramush Haradinajt

16:04 | 25 Qershor 2020
A. B.

Kryeministri Edi Rama për herë të parë pas mosmarrëveshjeve mes tyre por edhe deklaratave e akuza të ndërsjellta që kanë përfunduar në Gjykatë, ka marrë në mbrojtje Ramush Haradinajn dhe familjen e tij teksa ka kujtuar një dekadë të tërë që sipas tij e kaloi dyerve të drejtësisë dhe që akuzat ndaj tij nuk u provuan kurrë.

Rama ka rrëfyer në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë një vizitë që ka bërë në shtëpinë e të atit të Haradinajt si dhe një tjetër vizitë në shtëpinë e tij në Prishtinë ku ka gjetur të shoqena, sipas tij një nënë e re me fëmijët në rrathë, ndërsa kur ish-kryeministri i Kosovës u kthye në atdhe i gjeti të rritur.

“La detyrën në 2005, dhe dy herë doli i pafajshëm, doli që një person i shpallur i pafajshëm të kthehet për rishqyrtim pas apelimit, për vite me radhë prokuroria nuk gjeti asnjë provën që të provonte fajësinë. Unë jam dëshmitar okular në një vizitë në shtëpinë e të atit, i cili i ka dhënë luftës më shumë djem se sa janë krijuar parti politike në Kosovë dhe më pas në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku e shoqja një nënë e re rriste fëmijët, dhe në mes të shtëpisë kishte një gardh për të mbajtur bebet që të mos lëviznin. Nga ai imazh tek ai io pritjes finale ku Ramushi zbret në avioni, ku fëmijët nga rrethi janë bërë marshallah.

Të një të pafajshmi që për 10 vite mirë i la rrugëve të drejtësisë ndërkombëtare, por vazhdon të jetojë sot në hijen e një persekutimi më të drejtë të fjalës, në kuptimin që dal i pafajshëm prap më mban në tirop, nuk doli asgjë dhe prap më paragjykon. I zvarritur një dekadë për të dëshmuar se është pa lidhje me krimet kundër njerëzimit, por që ka udhëhequr një luftë dhe jo një marshim, ka humbur njerëz aty, ndërkohë që askush nuk merr asnjë përgjegjësi për gjithë këtë jetë të sakatuar, askush. Po si kështu? Sikur të më thoshit që mund të ndodhë prap, derisa lexova këtë të djeshmen, nuk çuditem më fare.:”, tha Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme