Në prag të protestës së opozitës në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të rikujtojë përmes një postimi në Facebook ngjarjet e 21 janarit.
Rama në reagimin e tij risjell në vëmendje audio regjistrimin e publikuar së fundmi që tregojnë urdhërin e Gardës për hapjen e zjarrit me plumba luftarakë mbi turmën.
Kryeministri shton se drejtësia e vjetër dështoi të çonte përpara drejtësisë autorët dhe urdhëruesit e vrasjeve në bulevard, ndërkohë që uron që një gjë e tillë të mos ndodhë dhe me atë që ai e cilëson si drejtësia e re.
Ndërkohë sot është një ditë e rëndësishme për opozitën e cila ka dal në protestë dhe në anën tjetër pritet vendimi i gjykatës 0për vulën e Partisë Demokratike nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës./arbresh.info/
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...