Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në podkastin e radhës ka folur për jetën e tij dhe disa nga aktivitetet që ndjek gjatë ditës.
Rama ka treguar se konsumon shumë kafe dhe fle pak gjumë.
“Përballë keni njërin që pi më shumë se 10 kafe në ditë, nuk besoj se bën keq besoj. Shqetësime, dridhje, probleme nuk më krijon, madje unë nuk është se fle shumë gjumë, fle pak gjumë, por atë pak gjumë nuk ma ngacmon.
Por ka një gjë, çfarë faturash të regjistron dhe kur të vijë fatura, aty është halli a ka ndonjë pasojë.
Duket sikur këtu ka vetëm politikanë që zihen, gazetarë që shahen, vetëm kriminelë dhe krime që ndodhin, dhe ndërkohë jashtë kësaj vorbulle ka një Shqipëri që është braktisur masivisht, ku të gjithë janë pleq, ku nuk ka punë. Podkast jep mundësinë që të shohin realitete që nuk i njohin, është edhe reklamë, por është free pa pagesë”, tha Rama./dritare.net
Aksidenti i rëndë në Rashçe të RMV, policia në kërkim të per...
Përleshje me thikë në Prizren, arrestohen dy persona
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor ...
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, gjendet makina që ...
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...