Kryeministri Edi Rama është takuar papritur ditën e sotme në Samitin për Klimën COP 29, që po mbahet në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.
Gjatë takimit, mediat e huaja kanë publikuar pamje teksa kryeministri Edi Rama i është ulur në gjunjë Melonit.
Po ashtu nga pamjet duket se mes tyre ndodh edhe një përqafim i ngrohtë. Rama ditën e sotme nga Samiti i Klimës kritikoi vendet e mëdha e të fuqishme, që nuk paraqiten në takim dhe nuk bëjnë sa duhet për ndryshimet klimatike.
Rama gjatë këtyre ditëve në Samitin për Klimën, ka zhvilluar takime me liderë të ndryshëm dhe ka shkrepur disa fotografi. /Telegrafi/
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku