E ka uruar Edi Rama presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump apo jo? Deri më sot nuk ka pasur një dokument zyrtar që të tregonte se Rama i kishte bërë një mesazh Trump-it.
Por sot një prej mediave që kontrollohen nga qeveria, JavaNews ka bërë publike një faksimile ku duket një mesazh urimi për Donald Trump në datën 20 janar ditën kur ai është betuar.
Në artikullin e shkruar nga gazetari Ardit Rada, bie në bie gjuha e butë dhe e urtë e Ramës drejtuar Presidenti të SHBA-së, ndryshe nga ajo e thënë në intervistën për CNN apo mediat shqiptare, kur kryeministri i Shqipërisë e quante si “fatkeqësi zgjedhjen e Donald Trump si President i SHBA”.
“Është një rast i shkëlqyer për mua që në emër të Qeverisë shqiptare t’ju transmetoj mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBAve ndaj Shqipërisë” – shkruan Edi Rama ndër të tjera në adresë të presidentit Trump.
”Pranoni ju lutem Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë dhe të respektit tim më të thellë”, shkruan Edi Rama në letrën e urimit që i ka dërguar Presidentit të ri të SHBA-së.
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...