Google ADS

Edi Rama: I japim fund përmbytjes së Laçit

15:42 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë fjalës së tij në inaugurimin e kantierit të rindërtimit në Laç se pas këtij projekti ky qytet nuk do të përmbytet më kurrë.

Ai tha se do të rehabilitohet përroi i cilësuar si famëkeq i cili çdo vit sjell përmbytje në Laç. Rama u shpreh se pjesë e projektit do të jetë edhe transformimi i rrugës për në kishën e Shna Ndout pasi me ndërtimin e “qytetit” të ri turistët dhe vizitorët do të jenë më të tërhequr për të kaluar më shumë kohë.

“Turqia ishte pjesë e rrjetit të vendeve mike që jo vetë u shprehën me fjalë por angazhuan menjëherë forca njerëzore dhe burime materiale për të qenë të pranishëm kur ende jetë njerëzore kërcënoheshin nga gërmadhat. Kam takuar nga afër ekipet e shpëtimit turk që shpëtuan jetë shqiptare. Më pas presidenti Erdogan më ka ftuar të jem i pranishëm më vendin mik në një event të madh.

Ky është një projekt që vjen si shprehje respekti për territorin dhe vjen me elementë tradicionalë të përkthyer në arkitekturë bashkëkohore. Falenderoj ministrin sepse ka qenë kyç në këtë rrugë. Duke ndërtuar këtë lagje të re ne arritëm të sistemojmë përroin e vjetër që ishte një gangrenë në këtë qytet që me rrëmbimin e tij përmbyste qytetin, dëmtonte banorët duke e bërë të pajetueshëm këtë qytet të vogël. Pavarësisht se projekti këtu kishte nisur ky sistemim u bë e mundur të integrohej bashkë me kantierin e projektit.

Më vjen mirë që ndërtimi i kësaj lagje të re do sjellë me vete edhe garanci për të mos përmbytur më asnjëherë këtë qytet. Më vjen mirë të them këtu sot se ne kemi vijuar punën për rrjetin e shkollave që do të rilindin nga fillimi pasi shkollat e vjetra nuk ekzistojnë më. Ka përfunduar shkolla e Gjormit dhe janë në proces nisje edhe 9 objekte të tjera.

Po punojnë edhe për transformimin e rrugës drejt Shna Ndout. Ky qytet, atë njerëz që vijnë në javët e pelegrinazhit i shihje vetëm të kalonin dhe të iknin pasi nuk i jepej asnjë mundësi për të ndaluar asnjë natë. Qyteti do ketë mundësinë që mikpritjen ta ofrojë në funksion të ekonomisë së vet lokale. I shpreh një falënderim të veçantë kompanisë.

Kur tërmeti goditi Turqisë kam pasur mesazhe se ky vend do hiqte dorë nga projekti për Shqipërinë se ka problemet e veta për të adresuar, por unë isha i bindur se kjo nuk do të ndodhte kurrë”, tha Rama,/abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme