Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është gëzuar hyrjes së gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit.
Kryeministri përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar : “Gjuha jonë shqipe, një ndër më të vjetrat në botë, gjuhë zyrtare në tre shtete, tanimë do të jetë edhe lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit në të treja nivelet”.
Më tej ai ka ndarë edhe vargjet e Naim Frashërit për gjuhën shqipe.
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e d’lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!
Pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
Ç’e bukur edh’e lirë,
Si gjuhë Perëndije!
Kjo ‘shtë mëm’ e mirësisë,
Që bie qytetërinë,
Gasthin’ e vëllazërisë,
Njerëzin’ e miqësinë.
*GJUHA SHQIPE. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...