Me nisjen e vitit të ri 28 gra që vuajnë dënimin në burgje do të fitojnë lirinë pas miratimit të amnistisë nga parlamenti me nisjen e sesionit në janar.
Drafti i qeverisë parashikon gjithashtu që për 28 gra të tjera të ketë ulje të 1/3 së dënimit.
Nga burgu i grave në Tiranë, Kryeministri Rama tha se do kishte dashur që nga amnistia të përfitonin më shumë se 56 gra.
“Unë kam bërë shumë debat me gjithë ekipin e amnistisë sepse do kisha dashur më shumë ulje, jo për të justifikuar krimet por për arsye se unë besoj se kur një grua arrin në atë ekstrem, përtej faktit që kryen një krim, ka me siguri 1001 arsye, plagë në mendje dhe shumë kujtime të hidhura që e çojnë në atë pikë”, tha Rama, raporton TvKlan.
Teksa i cilësoi skandaloze shumë prej vendimeve të dhëna për gratë nga togat e zeza, Kryeministri nuk nguroi të akuzojë për korrupsion gjyqtarët që sipas tij kanë favorizuar burrat në dhënien e vendimeve.
“Kam parasysh gjyqe që të rrëqethin mishin. Me Reformën në Drejtësi unë kam shumë besim se gjërat do të ndryshojnë. Ky është një proces që kërkon durim shumë të madh. Ajo që është bërë në këtë periudhë nuk është bërë në të gjitha vitet e tjera për të korruptuarit në sistemin e drejtësisë, që me kostum dhe kravatë kanë dhënë vendime që e kanë shkelur të drejtën e njerëzve të zakonshme.”
Projektligji për Amnistinë parashikon gjithashtu falje edhe për të miturit që vuajnë dënimin si dhe për burrat mbi 60 vjeç dhe ata që janë dënuar deri në 2 vite burg ose u kanë mbetur edhe dy vite burg për të vuajtur.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit