Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e nisi ditën sot me pamje nga kantieri për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Në një postim në Facebook, Rama tha se “po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm”.
Pak ditë më parë edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndau në rrjete sociale një kronikë televizive për Aeroportin e Vlorës, i cili në fund të vitit do të aplikojë për certifikimin e operimit dhe sigurinë.
Që tani ka nisur puna për prokurimin e objekteve që do të plotësojnë funksionimin e plotë të aeroportit, i cili do të nisë fluturimet ne pranverë të vitit 2025.
Në fazën e parë, Aeroporti i Vlorës, do të operojë me një kapacitet prej 2 milionë pasagjerësh. Pas mbylljes së fazës së parë, aeroporti do t’i nënshtrohet edhe dy fazave të tjera që përfshijnë, infrastrukturën për godinën kargo, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, dhe ngritjen e akademisë së fluturimit.
Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...