Deputeti i PD-së dhe njëkohësisht nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, në një bashkëbisedim në ABC News me gazetaren Mirela Milori, ka folur për zgjedhjet e 25 qershorit, listat e Partisë Demokratike si dhe çështjen e shitblerjes së votave në zgjedhjen e Gramoz Ruçit si Kryetar Kuvendi.
Paloka tha se zgjedhjet ishin manipuluar dhe Partia Demokratike i kishte denoncuar ato dhe mënyrat sesi kjo kishte ndodhur. Ai tha se PD ishte detyruar që të futej në zgjedhje pas ardhjes së ndihmës sekretarit të Shtetit, duke marrë garancinë se SHBA-ja do ishte siguruese e zgjedhjeve. Lidhur me listat, Paloka u shpreh duke thënë se kishte pasur rezervat e tij lidhur me to.“Kam pasur dhe kam rezervat e mia dhe ia kam thënë dhe z.Basha dhe madje i kam thënë ca gjëra edhe përpara se të bëhej lista, edhe si duhej bërë lista, edhe si duheshin vënë kandidatët.
Por, mënyra si u bë lista absolutisht ishte një gabim.U bë në mes të natës dhe unë isha nënkryetar partie dhe e mora veshë në fund se ku isha.Se edhe vendi nuk më pëlqeu, se isha nënkryetar partie dhe pretendoja. Sigurisht z.Basha më dha shpjegimet e tij, që prapë nuk më pëlqyen”. Sipas Palokës, votat për të zgjedhur Ruçin në krye të Kuvendit janë të shitura dhe shumë shpejt do dalë se kush i ka shitur ato, ndërsa lidhur me debatet në PD nuk i sheh ato si thelbësore.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez