Ka shkuar në gjashtë numri i personave të arrestuar, të cilët protestojnë duke bllokuar rrugën në zonën e “Unazës së Re”, në Tiranë. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale E. F., 27 vjeç; R. D., 54 vjeç dhe T. Gj., 56 vjeç, të tre banues në rrugën “Teodor Keko”.
Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:
Policia njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.
Dy ditë më parë u arrestuan edhe tre banorë të tjerë të zonës, të cilët protestojnë prej gati një viti kundër projektit që parashikon zgjerimin e rrugës dhe prishjen e shtëpive të tyre.
Me ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Penal, bllokimi i rrugës dënohet me 3 vite burg./TCH
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje