Google ADS

Edhe shqiptarët “votuan” kryeministren e re të Serbisë (VIDEO)

19:44 | 1 Korrik 2017
Arbresh Info

Ana Brnabiq është edhe kryeministrja e shqiptarëve të Serbisë, pasi ka marrë votën e përfaqësuesit të tyre për të qenë kryeministre e re.

Mbështetjen me një votë ia ka dhënë asaj deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani nga Lugina e Preshevës. Ai thotë se pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, u ka premtuar ndryshime dhe se qasja e Beogradit ndaj shqiptarëve ka lëvizur në drejtim të mirë.

“Mendojmë se kësaj here do të fillojnë të realizohen kërkesat tona, meqenëse kemi qenë shumë vite në opozitë. Shpresojmë të vjelim të gjitha ato që na takojnë”, tha Hasani.

Deputeti shqiptar thotë se shpreson që Brnabiqi dhe Vuçiqi të shohin mundësinë për përmirësimin e jetës në qytetet ku ata jetojnë. Andaj, shqiptarët tashmë janë pjesë e mazhorancës në Kuvend.

“Sa më shpejt që Serbia të plotësojë të drejtat e pakicave, aq më mirë është, pasi po ndjek rrugën drejt Bashkimit Evropian”, shtoi Hasani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme