Bashkë me fluksin e pushuesve të huaj në Shqipëri ka njohur rritje edhe turizmi i brendshëm.
Vetëm në muajin Mars strukturat akomoduese kanë regjistruar 47 mijë pushues shqiptarë, 22% më shumë sesa po e njëjta periudhë e një viti më parë.
Zgjerimi i ofertës turistike në vend edhe kureshtja për të parë vende të pavizituara më parë duket se kanë ndikuar në këtë trend pozitiv.
“Ka vlerë shumë edhe pjesa e ngritjes së turistëve të huaj, se na bëjnë edhe ne më shumë kureshtar. Por elementi i shtimit të turistëve të huaj ka sjellë edhe ngritjen e cilësisë dhe të ketë më shumë akses. Këtë vit shikojmë një rritje të ofertës, me shumë agroturizme, më shumë hotele”, thotë tur-operatori Aneo Hila.
Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin Mars pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë vizituar rajonin qëndror dhe jugor të vendit.
“Kemi pasur guida të vazhdueshme për pjesën e Korçës, Voskopojës, Permetit, gjithë Lugina e Vjosës. Janë moshat aktive që kanë qejf të dalin dhe në natyrë dhe të provojnë gjëra të reja, pjesa familjare dominon s ai përket turizmit vendas”.
Për tre muajt e parë të vitit, pushuesit vendas zënë rreth 43% të totalit të pushuesve të regjistruar në struktura akomoduese./Tv Klan
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...