Epidemia e kullave në Tiranë kërcënon edhe sigurinë kombëtare. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar ndërtimin e një kulle 9-katëshe ngjitur me Presidencën dhe objekte të tjera të rëndësisë së veçantë.
Por ky projekt ka shqetësuar Gardën e Republikës, për shkak se sipas saj cënon sigurinë kombëtare. Godina e Presidencës është vendi ku zhvillon mbledhjet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, dhe kjo ka alarmuar gardën e cila në një përgjigje që i kthen Presidencës deklaron:
Nga ana e Akademisë së Arteve, Klinikës qeveritare dhe ish klinikës qeveritare për shkak të sigurisë së objektit të Presidencës duhet të krijohet një distancë sigurie të lirë me largësi nga muri rrethues prej 50 metër.
Por perimetri i sigurisë nuk është mbajtur parasysh. Sipas projektit të miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit me firmën e kryeministrit Edi Rama, ngjitur me presidencën do të ngrihet një kullë 9-katëshe.
Kjo nuk është hera e parë kur ngjitur me Presidencën tentohet të ndërtohet kullë. Edhe në vitin 1999 pikërisht në të njëjtin vend bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një pallat dhjetë katësh. Por leja u anulua me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, për të njëjtën arsye, atë të cënimit të sigurisë kombëtare.
Këtë herë siguria kombëtare duket se ka rënë dhe Presidenca e Republikës do të bëhet me kullë./top channel
Top Channel
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...