Google ADS

Edhe një i vdekur nga Koronavirusi në Shqipëri

22:41 | 22 Mars 2020
Arbresh Info

Një i moshuar ka ndërruar jetë këtë mbrëmje për shkak të koronavirusit, duke e çuar në tre numrin e jetëve që ka marrë në Shqipëri covid-19

Ndryshe  numri i të prekurve me koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 89

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informoi mbi situatën e COVID-19.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: Tiranë 63 qytetarë, Durrës 6 qytetarë, Lushnje 2 qytetarë, Elbasan 2 qytetarë, Fier 8 qytetarë, Rrogozhinë 2 qytetarë, Kavajë 3 qytetarë dhe Korçë 3 qytetarë.

Janë shënuar deri tani tre raste humbje jete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme