Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka konfiskuar pasditen e të martës një sasi prej 73 kg mish viçi dhe qingji në mungesë të certifikatës veterinare i cili shitej jashtë çdo kushti higjieno-sanitar në Krujë.
Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Durrësit në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, kanë kryer inspektim në njësinë e tregtimit të mishit ne pronësi të Indrit Seli, ku i janë gjendur 50 kg mishi qengji dhe 23 kg mish viçi në mungesë të certifikatës veterinare, i pavulosur dhe tregtim të tij në kushte të rënda higjieno-sanitare.
Për këto shkelje të rënda ne bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur me masën administrative me gjobë në vlerën e 150 mijë lekëve, shkruan Top Channel.
Ndërkohë që po për të njëjtën njësi tregtimi në janar këtij viti, është marrë masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve për tregtim jashtë kushteve higjieno-sanitare të produktit mish.
Aksident mes dy veturave në Greme të Ferizajit, lëndohet një...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut të gatshme për thellimin e bas...
Flet Atilla pas largimit: Fitova pak famë, u relaksua situat...
“Ta njohë dosjen që e ki në Suedi”, Mialim Zeka e ‘godet’ At...
Më shumë se 130 shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Kalifo...
Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale