Gjykata e Beratit ka refuzuar të nisë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama.
Kështu, këtë të hënë, u rrëzua kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për nisjen e hetimeve ndaj kreut të qeverisë.
LSI kërkoi që Rama të vihen në hetim, dhe më tej në gjykim, për thirrjen publike që i bëri efektivëve të Policisë së Shtetit, që pasi të mbaronin orarin zyrtar të punës të dilnin dhe të kërkonin vota për Partinë Socialiste.
Kjo thirrje u bë gjatë fushatës elektorale të 2017-ës, çka u konsiderua një skandal i politizimit të uniformave blu.
Për LSI kjo ishte një thirrje antikushtetuese dhe paditën kreun e qeverisë në Gjykatë. Më herët, edhe Prokuroria e Tiranës nuk pranoi kërkesën e LSI-së, çka çoi LSI-në drejt akimimit në Gjykatën e Beratit.