Pas vizitës me Ramën dhe liderët e tjerë politikë Dritan Abazoviç tha se CEFTA është më e rëndësishme se minishengeni ballkanik, dhe se duhet bashkëpunimi rajonal.
”Unë nuk e shoh si problematike, kemi relacione politike që janë të vështira dhe nuk janë normale.”- u shpreh ndër të tjera ai.
“CEFTA është më e rëndësishme se minishengeni ballkanik, ne na duhet bashkëpunimi rajonal. Unë nuk e shoh si problematike, kemi relacione politike që janë të vështira dhe nuk janë normale. Një patriotizëm i rrejshëm në Ballkan, cili shtet ka arritur një të mirë për shtetet e veta. Nëse krijojmë institucione dhe bashkëpunim me njëri tjetrin, taksën 15 euro do e heqim me Shqipërinë. Unë kam zgjedh rrugën më të vështirë pakice dhe njerëzit i kanë afirmuar idetë e veta dhe Mali i Zi e ka bo një rifreskim. Askush nuk e besonte se do ta mundim Gjukanoviçin”, tha Abazoviç. /shekulli
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...