Ecte me biçikletë, aksidentohet për vdekje 17-vjeçarja

08:39 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në mbrëmje në Shkodër, ku një 17-vjeçare është përplasur për vdekje nga një makinë ndërkohë që po lëvizte me biçikletë.

Në orën 23:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër -Koplik në vendin e quajtur tek “5 Heroj”, fshati Dobraç ka ndodhur një aksident.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se një mjet tip “Suzuki” me targe AA 179 GD, ka aksidentuar me vdekje shtetasen D. Ç. 17 vjeçe, banuese në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë.

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin Angjelin Gila 29 vjeç banues në fshatin Bogiç Malësi e Madhe, në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme