Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike një tjetër denoncim.
Sipas tij, Fatmir Xhafa ka shkuar me urgjencë në Itali sepse pas çështjes Tahiri, do të ketë një dosje me emrin e Xhafajt.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:
Xhafa i drogës në vizitë “pune” personale me urgjencë në Itali për dosjen e tij!
Të dashur miq, dje u nis me urgjencë në Itali, gjoja për vizitë pune, por në fakt personale, për dosjen e tij. Këto dite, krahas dosjes “Tahiri” dhe kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij, Tirana gumëzhinte për një dosje bombë të një ministri tjetër dhe kjo dosje është pikërisht dosja e ministrit Xhafa, dosje e trafikut ndërkombëtar të drogës nga grupi i Agron Xhafës.
Në këtë dosje, 3/4 e të cilës gjendet në duart e Saimir Tahirit, por dhe të tjerëve thuhet se provohen në mënyrë të sigurt lidhjet direkt të Fatmirit me veprimtarinë kriminale të Agronit në trafikun ndërkombëtar të Kokainës.
Fatmiri rrodhi në media lajmin se u nis me urgjencë në Itali i thirrur për dosjen e Saimirit. Në të vërtet ai shkoi me urgjence për dosjen e tij bombë!
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...