Google ADS

E zbulon avokati, mesazhi që Dritan Haxholli i dërgoi Marsidës para vrasjes

23:38 | 15 Tetor 2019
A. B.

“Dil në dritare se jam këtu”. Ky ka qenë mesazhi i fundit që Dritan Haxholli i kishte dërguar Marsida Qatjas, teksa ishte dhe i armatosur me kallashnikov poshtë pallatit.

Detajin e ka nxjerrë në studion e emisionit Opinion, avokati Edmond Petraj, i cili është dhe avokati i bashkëshortit të Marsida Qatjas.

Pjesë nga emisioni…

Edmond Petraj: Marsida më kërkoi një ndihmë. Unë nuk është se jam avokati i Marsidës. E ndjek rastin duke qenë se ajo më kërkoi një trajtim ligjor. Në momentin që kam marrë vesh për ngjarjen besoj ka qenë rreth 30 orë që kishte ndodhur situata. Kur e kam parë edhe nëpër media, i kam thënë që ‘stop deklarimeve, çfarë po flet?’ Me një fjalë kam qenë unë personi që e ka frenuar.

Blendi Fevziu: Për çfarë e ke frenuar?

Edmond Petraj: E kam frenuar sepse e para e punës, për një çështje nën hetim dhe me një traumë psikike siç ishte ajo, nuk duhej të jepte deklarata. Sepse ju e kuptoni, jeni brenda një ambienti, ka ndodhur një breshëri. Një ngjarje shumë e pazakontë.

Blendi Fevziu: Si e dini ju ngjarjen, si jua ka treguar?

Edmond Petraj: Ngjarjen ajo e ka treguar edhe në një emision tjetër, në Top Channel, dhe ajo e ka trajtuar ashtu siç e dinte. Dhe unë kam qenë iniciatori ti do të tregosh ashtu siç e di ngjarjen. Me një fjalë, trajtoje, juridikisht ashtu siç e ke bërë deklaratën. Tani se mund të ketë shtesa, lidhje e këto, mua nuk më interesojnë fare këto. Problemi është që kemi një sms të ardhur në drejtim të saj “Dil në dritare se jam këtu”. Një person i ka ardhur me kallashnikov.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit në Kavajë në banesën e Marsida Qatjas. Viktima Dritan Haxholli, i cili më parë ka pasur lidhje intime me Marsida Qatjan, shkoi në banesën e kësaj të fundit i armatosur me kallashnikov.

Ai hyri në apartament nga dera kryesore dhe aty u përball me policin e burgjeve, Bledar Toçin, me të cilin kishte njohje të mëparshme.

Haxholli qëlloi në drejtim të tij duke e plagosur me një plumb kallashnikovi, kurse ky i fundit reagoi duke e qëlluar me pistoletën e shërbimit. Dy plumba i morën jetën Dritan Haxhollit.

Në vendngjarje grupi hetimor mblodhi 1 gëzhojë kallashnikovi dhe 17 gëzhoja të pistoletës së Toçit. Ky i fundit u ka thënë hetuesve se reagoi për vetëmbrojtje./ Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme