Një tjetër dëshmi tronditëse është bërë sot nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, i cili goditi në kokë dhe më pas groposi fqinjin e tij 8 vjeç.
“Djali më ofendoi dhe e qëllova”, ky ka qenë justfikimi kryesor dhe arsyeja pse Çalamani ka kryer krimin e rëndë.
Mësohet se ditën e sotme, viktima ishte filmuar në lagje teksa bënte xhiro me biçikletë, ndërsa më pas ishte parë që hynte drejt shtëpisë së autorit. Po ashtu bëhet e ditur se pasi policia ka kontrolluar gjithë shtëpinë, në cep të oborrit është konstatuar një grope me dhe të punuar. Menjëherë punonjësit e policisë kanë nisur të gërmojnë vendin dhe është konstatuar trupi i pajetë i djalit me goditje në kokë me mjete të forta, kazmë ose lopatë.
Gazetari raporton se gjatë gjithë kësaj periudhe autori ka pasur komunikim me familjen e viktimës dhe nuk ka pasur konflikte, madje është interesuar disa herë për të pyetur nëse ishte gjetur apo jo djali. Ndër të tjera gazetari raporton për ‘BalkanWeb’ se autori ka qenë në burg me xhaxhain e djalit në vitin 2006.
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...