Google ADS

E vërteta e “mbulimit” të Skënderbeut gjatë faljes në Tiranë (FOTO)

17:25 | 1 Shtator 2017
Arbresh.info

Duket një debat më shumë i stisur për qëllime të caktuara ai që ka nisur në rrjetet sociale nëse u mbulua apo jo busti i Skënderbeut gjatë faljes së Kurban Bajamit sot në Tiranë.

Në fotot e mësipërme duket se busti Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriot “Skënderbeut” nuk është mbuluar.

Madje mes ekraneve LED që janë vendosur në mënyrë që edhe besimtarët të ndjekin festën dhe bustit është një hapësirë prej disa metra.

Ndërkohë, busti gjendet në një lartësi më të madhe se ekranet LED. Nëse qëllimi do të ishte mbulimi, ekranet do të ishin vendosur më lartë.

Gjithashtu duket qartë që ekranet LED nuk janë vendosur fiks para bustit, por në të djathtë.

Pjesa dërrmuese e besimtarëve të pranishëm e kishin bustin përballë në të djathtë, ndërkohë që fotot e hedhura në rrjetet sociale janë bërë fiks në një kënd të tillë duke sjellë pamjen sikur busti është mbuluar. /albeu.com

309811

309807 309808 309809 309810 309824

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme