Duket një debat më shumë i stisur për qëllime të caktuara ai që ka nisur në rrjetet sociale nëse u mbulua apo jo busti i Skënderbeut gjatë faljes së Kurban Bajamit sot në Tiranë.
Në fotot e mësipërme duket se busti Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriot “Skënderbeut” nuk është mbuluar.
Madje mes ekraneve LED që janë vendosur në mënyrë që edhe besimtarët të ndjekin festën dhe bustit është një hapësirë prej disa metra.
Ndërkohë, busti gjendet në një lartësi më të madhe se ekranet LED. Nëse qëllimi do të ishte mbulimi, ekranet do të ishin vendosur më lartë.
Gjithashtu duket qartë që ekranet LED nuk janë vendosur fiks para bustit, por në të djathtë.
Pjesa dërrmuese e besimtarëve të pranishëm e kishin bustin përballë në të djathtë, ndërkohë që fotot e hedhura në rrjetet sociale janë bërë fiks në një kënd të tillë duke sjellë pamjen sikur busti është mbuluar. /albeu.com
Sara: Marrëdhënien me Drilonin e kam të rëndësishme, është e...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri grek Kostas Simitis
Sulmet terroriste, Sekuloviq: Serbia synon të destabilizojë ...
Vendosen tarifa për hyrje me makinë në qendër të Nju Jorkut
Anfield i mbuluar me borë, derbi Liverpool – Man Utd mund të...
Borë e madhe në Britani, disa aeroporte mbyllin pistat