Google ADS

E shtuna nis me mot të qëndrueshëm

23:05 | 28 Shkurt 2020
Arbresh.info

Fundjave nis me mot të qëndrueshme, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë mbizotëruese gjatë paradites.

Sipas Meteoalb në orët e pasdites dhe mbrëmjes parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga -4°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare në toke dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzimi 4 balle.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme