E rindërtuar mbi rrënojat e tërmetit, Rama ndan foto të Bashkisë së re të Kurbinit

20:13 | 29 Nëntor 2023
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë foto të Bashkisë së Kurbinit, që u ndërtua mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Më anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama thotë se tashmë qytetarët e Kurbinit do të mund t’i marrin shërbimet në këtë bashki.

“E rindërtuar mbi rrënojat e tërmetit, kjo është Bashkia e re e Kurbinit që tashmë shërbimet ndaj qytetarëve do të kryhen këtu”, shkruan Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme