Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një stan në fshatin Viron të Finiqit dhe për pasojë janë djegur 200 dele dhe një sasi e bazës ushqimore.
Sipas policisë nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...