Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabian, ku nipi 36 vjeçar, ka ushtruar dhunë fizike, por ndërkohë dyshohet se dhe e ka përdhunuar, gjyshen e tij, shtetases H. K., 89 vjeçe.
89-vjeçarja tashmë ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në një intervistë të siguruar nga Top Channel, Ismet Meçani, djali i 89-vjeçares që u përdhunua nga nipi i saj Saimir Meçani, tregon më shumë detaje.
Ai thotë se 89-vjeçarja tani po merr trajtim mjekësor, ndërsa konfirmon se ajo është përdhunuar: E gjetëm të zhveshur tregon ai.
Dëshmia
U futëm brenda dhe e pyeta mamin , kush të ka rrahur? ja ky më tha.
Atë e ka djalin e djalit?
po
Çfarë i kishte bërë nënës?
kishte c’veshur, kishte bërë punën e veta.
Po ai djali e pranon?
jo se pranon ai, as të rrahurën.
E mori ai djali tjetër e futi në dhomë. E pyeta nënën të rrafi, të përdhunoi? po më tha.
Kush e njoftoi policinë?
Unë
Ju dyshoni që e ka bërë?
po se plaka ishte e zhveshur, trupi është i goditur.
Vuan nipi nga çrregullime mendore?
jo, po ai këtë punë ka, edhe në Greqi këtë punë ka bërë, u dënua atje.
Ai është 35 vjeç Saimir Hamzai e ka emrin.
Është djali i gruas.Kishte ardhur nga Greqia.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit