E rëndë, ngacmon seksualisht vajzën e tij dhe nusen e djalit

09:35 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Një ngjarje tronditëse në familje është shënuar këtë herë në Mjekës të Elbasani.

Një 50-vjeçar ka dhunuar e ngacmuar seksualisht nusen e djalit dhe vajzën e tij të mitur.

“Filip Qosja, 50 vjeç , banues në fshatin Mjekës Njësia Administrative Shirgjan. Shtetasi i lartëpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F.Q, 22 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe vajzën e tij të mitur shtetasen E.Q., 14 vjeçe banuese në fshatin Mjekës”, njofton policia e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Dhuna në Familje” dhe “Vepra të turpshme”./TCh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme