Google ADS

E rëndë në Vlorë, babai ngacmon seksualisht vajzën

13:35 | 25 Qershor 2020
Arbresh Info

Policia e Vlorës vuri në pranga një person të shpallur në kërkim i cili akuzohet për dhunë dhe ngacmim seksual ndaj vajzës së tij.

Policia tha se në pranga ra shtetasi me inicialet Z. S., 60 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.
“Ai akuzohet se më datë 23.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij”, njofton policia.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme