Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit, ku një i ri ka humbur jetën tragjikisht.
Mësohet se 24-vjeçari me iniciale D. L., banues në Pogradec, punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Policia thotë se dyshohet se i riu ka rënë në kontakt me energjinë elektrike por ende nuk është përcaktuar saktësisht shkaku i vdekjes.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Në spitalin e Librazhdit është dërguar pa shenja jete shtetasi D. L., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ku gjatë punës në fshatin Xhyre, Librazhd, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen”
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor