Google ADS

E rëndë në Itali, shqiptari gjendet i varur në një pemë

23:09 | 5 Korrik 2020
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Itali, ku një shqiptar ka vendosur t’i japë fund jetës.

Bëhet fjalë për një 52-vjeçar, i cili është gjetur i vetëvarur në një pemë. Mediat fqinje bëjnë me dijeni se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prato të Italisë.

Ndonëse një telefonatë ku bëhej thirrje për ndihmë, erdhi në drejtim të policisë dhe mjekëve, me të mbërritur këta të fundit, ishte tepër vonë, shqiptari kishte ndërruar jetë.

I ndjeri nuk la asnjë shënim për të shpjeguar vendimin e tij. Policia u shpreh se po e heton rastin si një vetëvrasje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme