E rëndë në Durrës, djali vret babanë dhe nënën brenda në banesë

08:57 | 29 Qershor 2017
L G

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Djali ka vrarë brenda në banesë babanë dhe nënën e tij duke i lënë të vdekur në vend.

Gjithçka ka ndodhur gjatë orëve të para të kësaj dite në shtëpinë e tyre në fshatin Xhafzotaj. Paraprakisht dyshohet se djali vuan nga çrregullime mendore.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje si dhe detaje të tjera, ndërsa policia po shkon drejt banesës ku ka ndodhur gjëma.

bcn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme