Një vajzë e re 23-vjeçare, e quajtur Evgjeni Baxho, u gjet e pajetë në rrethana misterioze në Tiranë para disa ditësh.
Në media u raportua se e reja humbi jetën pas një infeksioni në dhëmballë, por më pas detaje të tjera u publikuan në ditët në vazhdim.
Në trupin e pajetë të vajzës ishin vizatuar disa simbole me ngjyrë të kuqe.
Eksperti i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuço për vdekjen e 23-vjeçares, Evgjeni Baxho, ka thënë se është bërë nga një person i seksit mashkull.
I ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, Karamuço deklaroi se këta që bëjnë këto vrasje janë serial-killer dhe i nënshtrohen një rituali që nuk ka fund dhe marrin kënaqësi.
Po ashtu si shtoi se asesi nuk duhet t’i lidhim këto ngjarje me Jehovain apo sekte alternative, pasi këto rituale që veprojnë në këtë mënyrë janë futur përmes tyre dhe po shkaktojnë këto ngjarje.
“Ka ardhur koha të marrim masa. Këto rituale janë kryer nga një mashkull kundrejt një femre ose anasjelltas, nuk ndodhin kurrë mes gjinive të njëjta. Mos t’i biem në qafë kot këtyre sekteve alternative si Jehovai, por janë disa të tjerë që janë futur përmes tyre.
Është kryer disa herë dhe është nga një mashkull. Nga krahasimet e atyre që janë gjetur në trupin e viktimës nuk ka 100% përputhje me një nga grafikët që mund të gjendet në internet.
Ajo që ngjan si pemë, ajo është një përqendrim energjie dhe frekuence për të shkaktuar mpiksjen e gjakut. Është pjesë e një rituali për të shkaktuar dëm në një organ të trupit me mpiksjen e gjakut. Viktimat ka qenë në kushtet e një presioni të madh ose mashtrimi të madh. Presioni për të kryer një ritual të tillë dhe mashtrimi që do të bëhet një ritual i bardhë në atë gjendje që është ajo.
Shkrimet janë mesazhe që janë të padëshifrueshme. Nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj alfabeti. Gjendja mund të jetë dhe thjesht muskulore, ndaj nuk shkruhen në momente të ndërgjegjshme, por të pandërgjegjshëm që i shkruajnë për t’i lënë si mesazhe. Pra janë bashkim i disa simboleve, nuk është alfabet. E kam një kuptim, por do më akuzojnë për nxitje të panikut. Sot në mëngjes, kam thënë që këta janë serial-killer, i nënshtrohen një rituali që nuk ka fund dhe marrin kënaqësi nga këto”, tha Karamuço.
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...