Emisioni “Stop” mbrëmjen e sotme ka publikuar historinë e Krisanthi Kore nga Gjirokastra. Krisanthi Kore, 76 vjeçe, denoncon se si është burgosur dhe dërguar në çmendinë nga vajza e saj me ndihmën e policisë, prokurorisë dhe gjykatës Gjirokastër, vetëm për t’i marrë pronën të moshuarës.
E moshuara tregon problemet nisë në vitin 2007 pasi i ndërroi jetë bashkëshorti, ku bashkë me të kishin një banese 60m2, me vërtetim hipotekor dhe sipas trashëgimisë i kaloi asaj dhe 2 femijëve, djalit dhe vajzës.
“Kam pasur një banesë ku e kemi bërë bashkë me bashkëshortin tim se ai ka ndërruar jetë në fund të 2007. Në krah të kësaj, unë duke punuar në Greqi 25 vjet, ndërtova një banesë 2-katëshe pa leje ndërtimi dhe bëra një vetëdeklarim në 2014 tek ALUIZNI për ta legalizuar këtë shtëpi që të merrja edhe atë të pronësisë. Në 2015 vajta prapë, kam djalin në Greqi, vajta te djali, qëndrova ca kohë, më marrin në telefon nga lagjia dhe më thonë nisu urgjent sepse vajza tënde të është futur në katin e dytë të banesës time. Vajza është martuar që në vitin ’84 dhe banon edhe sot në Greqi.
Vij këtu, marr policinë, i them ju lutem shumë hajdeni nxirreni vajzën nga shtëpia. Më thotë policia nuk e nxjerrim dot se ti nuk ke bërë hipotekën. I them jam në proces legalizimi. Më nxjerrin një pretekst që nuk të bëjmë dot legalizimin për arsye sepse ajo është shtesë e asaj që është ekzistuese. Dhe i kam bërë një letër Artan Lames ku i kam kërkuar ndihmën e tij për të më dërguar ekspertë që të verifikohej se cila ishte e vërteta.
Artan Lame dërgon një përgjigje në datën 19 Janar 2017 dhe thotë që në bazë të dokumenteve që më keni nisur si ekspertë, legalizimi duhet t’i bëhet zonjës Krisanthi Kore, sepse reparti mekanik që janë trashëgimtarët dhe fëmijët është me hyrje më vete dhe banesa është me hyrje më vete. Dhe unë vete tek ish-drejtori Klodian Micka, ai nuk më priti fare, më ka përplasi te dera duke më ofenduar dhe më tha s’e njoh fare Artan Lamen sepse jam drejtor vetë. Unë mendoj që ai ka marrë ryshfet nga vajza time. Pas 5 ditëve që unë u ndesha me të, ngrihet dhe pranon një vetëdeklarim të vajzës time që quhet Eleni Kore, vetëdeklarim të jashtëligjshëm”, tregon Krisanthi Kore.
Pas këtij rrëfimi, “Stop” ka shkuar në Kadastrën e Gjirokastrës së bashku me denoncuesen dhe takojnë kreun e këtij institucioni, Florian Taçi.
Drejtori i Kadastrës Gjirokastër, Florian Taçi: Është bëre një objekt, ndërtim pa leje, rreth viteve që deklaron zonja, por vetëdeklarimi i parë është bërë rreth viteve 2014 në emër të Krisanthi Kores. Më pas është bërë një vetëdeklarim i dytë, gjatë kohës që nuk kam qenë unë titullar i ALUIZN-it. Ligji 9482 i “2006” para hyrjes në fuqi të ligjit 2020, që në rastin kur kishim dy aplikime për të njëjtin objekt, palët duhet ta zgjidhnin ose me marrëveshje kundrejt njëri-tjetrit, në emër të kujt do bëhej legalizimi ose nëpërmjet rrugës gjyqësore.
Biseda:
Krisanthi Kore: Para se të bënte vetëdeklarimin, unë kam bërë kërkesë tek Artan Lamja, kam kërkuar komision që kanë hedhur firmat, që ju e dini mirë se kush janë edhe thotë përgjigjen, ka ardhur 19.01.2017 dhe thotë që legalizimi të bëhet në emër të Krisanthi Kores, nuk kanë punë fëmijët, pesë ditë më mbrapa nga urdhri i Artan Lames, me shkresë që unë i kam këtu, ai i ka pranuar vetëdeklarimin, me çfarë të drejte…dhe ai u pushua nga puna.
Florian Taçi: Para një viti hyri në fuqi ligji 2020 dhe në momentin që hyri ka një përcaktim ligjor, për ti dhënë zgjidhje këtyre rasteve. Ligji 2020 përcakton dispozitën, që në rastin kur kemi dy vetëdeklarime, atëherë trajtohet po themi vetëdeklaruesi i parë.
Ligji e thotë qartë që procedura e legalizimit duhet të vijojë me emrin e deklaruait të parë, që në këtë rast është Kristhani Kore, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Florian Taçi: Ideja është ky 60m2 me shtesën, a ka një soletë të përbashkët? Po, jo?
Krisanthi Kore: Jo.
Gazetari: Jo, janë veçmas.
Florian Taçi: Po prit një sekondë, ta mbarojë dhe specialistët më thonë që lidhjet e ambienteve janë funksionale, po themi me pjesën e objektit, që ka qenë ndërtuar nga Aristidhi..
Gazetari: Nuk janë.
Florian Taçi: Të lutem, unë nuk jam, jam jurist në profesion.
Por kjo problematikë ishte sqaruar nga Artan Lame vite më parë, po Kadastra nuk veproi në mënyrë të duhur duke i dhënë mundësi vajzës së Krisanthi Kores për të hapur një proces gjyqësor dhe për të mbajtur çështjen e legalizimit pezull.
Florian Taçi: Për sa kohë kemi një proces gjyqësor, jemi të detyruar, po themi pending (pezull), të pezullojmë situatën. Dhe në momentin, të lutem, në momentin që do kemi një vendim të formës së prerë..
Gazetari: Epo kjo s’ka fund..
Florian Taçi: Nga ana e vendimit, të lutem..
Gazetari: Ajo 76 vjeç është, a do ta gëzojë? Ajo thotë me më dalë sot hipoteka, vdiqa nesër.
Florian Taçi: Atëherë, ideja është po themi, që atëherë duhet t’i qëndrojmë rrugës së marrëveshjes për ta zgjidhur, po themi me marrëveshje me vajzën e saj.
Gazetari: Nuk zgjidhet kurrë ajo, se situata ka agravuar..
Florian Taçi: Kurrë mos thuaj kurrë!
Por teksa po zhvillohej kjo bisedë, denoncuesja Krisanthi Kore nuk ndihet mirë dhe i bie të fikët. Gjithçka është filmuar dhe tregon se e moshuara nga kjo situatë është dëmtuar shumë, duke mos qenë mirë me shëndet.
Asgjë nuk mbaron këtu, pasi në këtë situatë është përfshirë dhe policia e shtetit. Krisanthi Kore denoncon se ajo ka thyer dy xhamat e shtëpisë dhe i ka shkuar policia. E moshuara tregon se policia i kishte shkuar sërish pas disa ditësh dhe e kishin arrestuar.
“Më arrestuan, më morën zvarrë dhe unë humba ndjenjat”, tregon e moshuara, e cila është arrestuar në mënyrë të paligjshme pasi ligji nuk lejon që të arrestohen personat mbi 70 vjeç. Klan Tv.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...