Pas vendimit për pezullim të tij nga Ministria e Arsimit, ka reaguar rektori i Universitetit të Tiranës,Mynyr Koni përmes një postimi në facebook.
“Sapo mësova nga media se Ministrja e Arsimit, ka vendosur pezullimin tim nga detyra e Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe i paskërka kërkuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, shkarkimin tim.
Dhe këtë vendim e paskërka mbështetur në një inspektim të Ministrisë që ajo drejton.
Në dijeninë time, nga kjo Ministre, nuk ka ardhur asnjë grup inspektimi, sepse, në rast të kundërt, do të isha unë i pari që do ta mësoja një gjë të tillë.
Në fakt ishte e pritshme nga ana ime që situata do të shkonte deri këtu, pas gjithë atyre sulmeve të pashembullta që prej shumë kohësh, janë adresuar ndaj personit tim.
Përpara se të merrte një vendim të tillë, Ministrja duhet të më kishte mundësuar një takim apo të më kishte dëgjuar se çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës, por siç duket, e tremb e vërteta.
Edhe një herë, me prononcimin e saj të fundit, u kuptua edhe më qartë se kush e urdhëron Ministren dhe se kush kërkon të “gllabërojë” pasuritë e Universitetit të Tiranës.” – shkruan Koni në facebook./TCH/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...