Një i moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion në fshatin Rrilë të Lezhës mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30.
Sipas policisë, viktima është 78-vjeçari me iniciale Z.M., i cili po lëvizte me biçikletë. Nga përplasja e kamionit, ai humbi jetën menjëherë.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, 50-vjeçari me iniciale Xh.D. u shoqërua në policinë e Lezhës për veprime të mëtejshme hetimore proceduriale. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /tvklan.al
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë